Einxhel Shkira dhe Dj Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ditën e sotme Einxhel ka postuar një video në kanalin e saj të YouTube, ku na ka treguar momentin emocionues të ditës kur ka mësuar pret një fëmijë.
Bukuroshja na ka treguar se në krahasim me lotët që ka derdhur në atë moment më shumë ka qarë kur e ka parë videon. Por mesa duket nuk është Einxhel e vetmja e cila ka qarë kur e ka parë këtë video, por edhe Dagzit i janë mbushur sytë me lotë e këtë Einxhel na e tragon përmes mesazheve që ai i ka dërguar. Beb e kupton që ajo është dita më e lumtur në gjithë jetën time. Shumë e mirë video sytë lot mu mbushën.