Loredana sapo tregon se Noizy është i pazëvendësueshëm në jetën e saj


Që pas publikimit të bashkëpunimit të tyre “Heart Attack”, Loredana dhe Noizy janë aluduar vazhdimisht për një romancë të mundshme mes tyre. Si në intervista, ashtu edhe në rrjete sociale, artistët i janë përgjigjur herë pas here pyetjeve që lidhen me raportin mes tyre, duke u shprehur se janë vetëm kolegë.

Së fundmi ishte vetë reperja që e solli sërish në vëmendje këtë temë. Teksa bëri një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, mes shumë pyetjeve nuk kishin si të mungonin edhe ato për Noizy-n. Dhe në mënyrë shumë të drejtpërdrejt, Lori na tregoi se Noizy është një mik aq me vlerë për të, sa e konsideron të pazëvendësueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *