Policia e Kosovës ka identifikuar edhe ka marrë në pyetje personin e pestë i cili dyshohet se mori pjesë në rastin e “dhunimit” të 11-vjeçares në Prishtinë.
Në një fotografi të siguruar nga Klankosova.tv, 19-vjeçari Shkelqim Kameri, shihet të ketë pasur të kaluar jo të rehatshme, duke postuar fotografi me armë zjarri me një person tjetër.
Kurse, policia tha se të gjitha veprimet e mëtejme police lidhur me të dyshuarin, do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Ndërsa, në lidhje me ngjarjen, nga pozita e Drejtorit të Policisë ka dhënë dorëheqje Samedin Mehmeti, i cili tha se këtë po e bën për arsye profesionale e personale.