Ѕhqiptari mуѕliman рagëzohet në katolik/ Nga Ragip do quhet Arbër: Myѕliman isha vetëm me dokumenta


Në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një qytetar ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij. Ragip Isufi nga Sankoci përveç fesë ndërroi edhe emrin e tij, nga Ragip në Arbër. Ky vendimi i këtij qytetari ka ngjallur edhe reagimin e hoxhës nga Mitrovica, Eroll Nesimi. Hoxha në postimin e tij ka shkruar se ky qytetar me këtë veprim ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë musliman, andaj s’ka pasur as çka ndërron.

“Pra, ai i cili e ka shijuar kënaqësin e Islamit, kënaqësin e namazit, agjërimit, kuranit etj, asnjëherë nuk e braktis fen e tij. Kurse ai i cili ka qen musliman vetëm me letërnjoftim (musliman i ka shkruar vetëm në dokument) dhe asnjëher nuk ka fal namaz as nuk ka agjëru (dmth nuk ka praktiku asgjë nga Islami), nuk pe di çfar feje paska ndrru ky” ka shkruar Nesimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *