Fotografi i njohur ndalon rastësisht vajzën shqiptare: Fotosesion në rrugë, videoja virale!


Fotografi i njohur David Guerrero, e bazon punën e tij në Neë York, dhe pjesë të saj ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilët përmes fotove të realizuara aty për aty, i kthen në “yje” të vërtetë.

Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që realizon. Së fundi, rastësisht, ai takoi një vajzë shqiptare që po kalonte në rrugë. Ai e ndaloi, dhe mësoi se ajo quhej Fjolla Arifi. “Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”, u shpreh David.

Video ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij. Fjolla u bë rastësisht pjesë e fotosesionit të tij, por ajo duket se është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Në biografinë e saj të vendosur në Instagram, vajza tregon se krahas punës si modele, është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *