Alketa Vejsiu e cila luan shpesh me kartën që mbron femrat, duket se nuk është dhe aq feministe sa e shet veten në ekran e rrjete sociale. (Ju kujtohet besoj që moderatoren Xhemi Shehu e masakroi me komente negative, vetëm pse kjo e fundit bëri humor me fustanet e saj të festivalit).
Por tani radhën e ka një tjetër moderatore. Mesa duket në ekranin e Tv Klan janë shtuar shumë biondet dhe këtë fakt s’mund ta durojë dot Alketa.
Dje gjatë programit të saj ajo ka ironizuar jo vetëm klikimet e emisionit të Luana Vjollcës, por është tallur edhe me emrin e moderatores. “Këtu në Tv Klan kemi tigra, xhirafa, mjellma. Kemi një jetë që punojmë dhe si marrim dot 1 milion klikime”, ka thënë Alketa.
E në fakt s’ka faj se as 100 mijë klikime si ka shkuar emisioni i një jave më parë ndaj dhe Alketa e ndjen fort konkurrencën e Luana Vjollcës, e cila po i afrohet 1 milion klikimeve të saj të para në TvKlan.
Edhe pse moderatorja dukshëm është përpjekur të ndjekë hapat e reja edhe të rimodelimit të fytyrës dhe trupit, përsëri si merr dot 1 milion klikime.
Edhe pse moderatorja dukshëm është përpjekur të ndjekë hapat e reja edhe të rimodelimit të fytyrës dhe trupit, përsëri si merr dot 1 milion klikime.