Është publikuar video-ja e vr*sjes së dyfishtë që ka tronditur Tiranën pasditen e sotme.
Në media është publikuar momenti kur autori Hamza(Arsen) Muskurti shkon në agjencinë turistike të vëllait dhe kunatës së tij i vret ata të dy dhe largohet me qetësi nga biznesi i tyre.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda).
Autori Arsen Muskurti sapo ka hyrë në agjencinë turistike, ka debatuar mesa duket me dy viktimat dhe pasi i ka marrë jetën është larguar me qetësi nga vendi i ngjarjes sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Pak minuta më vonë fqinjët dhe kalimtarët janë afruar për të parë se çfarë ka ndodhur dhe brenda agjencisë kanë gjetur trupat e pajetë të çiftit Nora dhe Dritan Muskurti.