Djemtë e ѕhikonin nga раѕ, vajza i fut keq në kurth, do qeѕhni me Ιot (Video)


Një modele 24-vjeçare u ka punuar një reng djemve të cilët e shikonin teksa ajo kalonte në rrugë. Për të parë reagimet e tyre, vajza e quajtur Alexas Morgan kishte vendosur celularin në xhepin e pasmë të pantallonave dhe kishte ndezur kamerën duke regjistruar.

Në këtë mënyrë, ajo po filmonte të gjithë ata persona që e shikonin pasi ajo kalonte para tyre. Videon me reagimet e djemve që e shikonin nga fundshpina e ka postuar në Instagram. Në fakt ky është trendi më i fundit në aplikacionin e videove TikTok.

Më shumë se 120 mijë pëlqime ka marrë kjo videove në Instagramin me 4 milionë ndjekës të 24-vjeçares. Reagimet ishin të ndryshme. Në këtë video gjetën veten edhe disa prej djemeve që janë filmuar me kamerën e fshehtë. Disa prej tyre kërkuan që të fshihej, por disa të tjerë nuk u shqetësuan kaq shumë, aq sa i bënë edhe follow në Instagram 24-vjeçares.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *