Fundi i protestës/ Qytetarët çajnë korridorin e policisë dhe vërshojnë drejt kryeministrisë


Tiranë- Ka përfunduar protesta e opozitës e mbajtur ditën e sotme para kryeministrisë.

I fundit që ka mbajtur fjalim para turmës ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa më pas organizatorët kanë ftuar qytetarët të ndezin qirinj para hyrjes së Kryeministrisë në nder të të rinjve që kanë humbur jetën nga policia, si Klodian Rasha, apo dhe rasti më i fundit Lear Kurti

Protetsa është tensionuar teksa disa qytetarë kanë çarë korridorin e policisë. Fillimisht ata kanë ndezur qirinj dhe më pas kanë hedhur bojë të kuqe dhe kanë shkelmuar dyert e Kryeministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *