Berisha kërcënon Ramën: Së shpejti te ty do të vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra!


Këto ditë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës shkruajnë se shqiptarët po ikin nga varfëria. Kjo është aparenca. Sot shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur të planetit.

Nuk ka asnjë vend ku ka njerëz të vjedhur gjer në palcë si në Shqipëri nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë.

Ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe.

Edi Rama është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqet, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani, unë do i them këtu para jush: për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë.

Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *