Prej disa kohësh qarkullonte lajmi se Arbana Osmani do të ishte prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së. Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Arbana me atë të një postimi në Instagram.
Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)
Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.