“Jam e dëshpëruar që të kem një fëmijë, por bashkëshorti im nxjerr justifikime. Ndaj po mendoj të të ngelem shtatzënë me kolegun, pasi edhe ai gjithashtu dëshiron të ketë fëmijë”, u shpreh një 32-vjeçare për The Deidre.
Rrëfimi: Burri im është 34 dhe mund ta kuptoj se çfarë pret. Ne kemi një shtëpi së bashku, kemi punë të mirë dhe një marrëdhënie të shkëlqyer. Kemi qenë gjithmonë shumë të lumtur së bashku dhe gjithmonë ëndërroja të krijonim një familje, e kam të rrënjosur thellë këtë ndjenjë se duhet të kemi një fëmijë.
Unë kam pritur me durim, por sa herë që e flas për këtë temë është sikur ai është i vendosur të shmangë fare bisedën. Ne kemi debatuar disa herë për këtë dhe ai gjithmonë më thotë se “do të flasim për këtë një herë tjetër”. Unë kam filluar të mendoj se jemi në rrugë të ndryshme. Kohët e fundit jam miqësuar mjaft me një koleg në punë që është 8 vjet më i madh. Ai është shumë i pjekur dhe ka qenë gjithmonë i sjellshëm me mua.
Do të gënjeja nëse do të thoja që “nuk e dua pak”. Ai vazhdimisht më thotë se sa shumë dëshiron të krijojë familje dhe të ketë një shtëpi plot me fëmijë. Me të vërtetë më bëri të kuptoj se sa e rëndësishme është kjo për mua. Unë e dua burrin tim, por pse ai nuk dëshiron të krijojë një familje me mua.
Inati im ka filluar të krijojë një ftohje të marrëdhënies sonë. Nuk dua ta lë atë, por mendoj se kolegu në punë mund të më përshtatet më mirë. The Deidre
Kur të jeni të qetë pyesni burrin tuaj se si ndihet ai për mundësinë për t’u bërë baba. Ju lutemi sigurohuni që t’i jepni atij kohën dhe hapësirën për të dhënë përgjigjen. Nuk është e qartë nëse ai nuk dëshiron kurrë fëmijë, apo ende nuk është gati. Vendimi i tij mund të lidhej me përvoja të vështira. Ndoshta ai ka pasur probleme me prindërit e tij dhe ka frikë nga përsëritja? Nëse ai është i bindur që të mos ketë kurrë fëmijë, atëherë keni një vendim të vështirë për të marrë.
Por çfarëdo që të bëni, ju lutemi sigurohuni që të përqendroheni në martesën tuaj – të kuptoni nëse duhet të largoheni apo të qëndroni – përpara se të filloni ndonjë marrëdhënie tjetër. Keni ende kohë për të bërë zgjedhjen e duhur për ju.