Ukrainë- Një video tejet emocionuese është shpërndarë së fundmi në rrjet, teksa është thuajse e pamundur t’i mbash lotët.
Teksa ushtarët ukrainas po kthehen në Kherson pas rreth tetë muajsh në frontin e luftës, më në fund ata kanë takuar familjarët e tyre.
Momentet prekëse që nga rikthimi i tyre vazhdojnë të vërshojnë rrjetet sociale. Në njërën prej tyre shihet një gjyshe teksa “mirëpret” në gjunjë nipin e saj ushtar, i cili nxiton të kalojë me shpejtësi rrugën dhe ta përqafojë.