Çmimi për “Bashkëpunimin më të mirë” në MTV EMA shkoi për Bebe Rexha dhe David Guetta


“I’m Good”, e Bebe Rexhës dhe David Guetta ka rrëmbyer çmimin për “Bashkëpunimin më të mirë” në ceremoninë e MTV EMA.

Përpos shpërblimit, dyshja kanë hapur gala mbrëmjen me po këtë këngë e cila ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme.

Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë në mes të Bebe Rexhës e David Guettas, pasi që para disa vitesh dyshja bashkë me Nicki Minaj kishin publikuar këngën “Hey Mama”, e cila është mes projekteve muzikore më të klikuara në botë me plot 1.5 miliard shikime në YouTube.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *