Geta Beqa sërish kampione, kësaj radhe në Maltë


Geta Beqa sërish është shpallur kampione e fitnesit, kësaj radhe në Maltë.

Teksa po përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, ajo ka njoftuar se ka rrëmbyer çmimin e parë me medalje ari në Kampionatin Mesdhetar IFBB, Maltë.

Beqa ka marrë edhe herë të tjera medalje të arta në këtë sport.

“Në foto së bashku me DubinasTeam, familjen time, Presidentin e Maltës, Kryegjyqtarin dhe komisionin mjekësor të IFBB”, ka shkruar ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *