Paga 70 mijë lekë, kush ia financon luksin polices së Elbasanit?


Anisa Kostani “luftoi” fort për rikthimin e saj në detyrë si nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit, por rroga duket se është e fundit që i intereson nga ky pozicion.

Pozicioni i saj pranë drejtorisë së Elbasanit paguhet 70 mijë lekë në muaj, që me një xhiro të shpejt në rrjetet e saj sociale kjo shumë nuk mbulon as pjesën më të vogël të shpenzimeve të saj.

Kostani njihet edhe për faktin se jeton me një gjarpër të cilin e shohim shpesh rreth qafës së saj dhe me siguri rroga e marë nga institucionet shtetëroe i dedikohet plotësisht atij.

Nënkomisarja nuk nguron të ekspozojë jetën e luksit, udhëtimet e shtrenjta dhe mjaft të shpeshta siç i shihni në fotot e bashkëngjitura, rroba të markave luksoze, makinat nga më të fundit dhe sigurisht nuk mungojnë xhirot me jaht.

Pra nëse jo rroga, kush ja financon luksin nënkomisares së Elbasanit? Shpresojmë që për këtë të marrin një përgjigje nga AMP me të ardhurat e deklaruara të punonjëses së famshme në drejtorinë e Elbasanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *