Grida Duma nis punën si gazetare në TCH, por bën një gafë të madhe që në fillim


Ashtu si dhe u bë me dije disa ditë më parë nga Lori Hoxha, ish-deputetja Grida Duma, këtë të hënë do të startojë emisionin e saj “Top Story” në Top Channel.

Ndryshe nga si jemi parë ta shohim, Duma në një lidhje direkte me edicionin informativ në këtë televizion, është shfaqur me një skaletë në duar teksa ka rrfëyer dhe emocionet e para për këtë eksperiencë të re.

Grida tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë gazetarisë.

Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002 ndërsa Digitalb ku krijua në vitin 2005, ndaj historia e ish deputetes me gjyshin në vitet 90′ është gënjeshtër.

Kujtojmë se Duma la mandatin e deputetit javën që lamë pas, teksa u shpreh se ky vendim u mor pas një reflektimi të gjatë. Grida Duma ishte deputete e PD, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian në kabinetin Berisha në vitet 2011–2013.Nga tetori 2011 deri shtator 2013 është Zëvendësministre e Integrimit të Republikës së Shqipërisë. Në 2014 votohet Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në 2017 zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.Po ashtu në zgjedhjet e 25 prillit, ajo siguroi mandatin e deputetes, nga i cili dha dorëheqjen për televizionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *