Përplasja Donald-Luana, ndërhyn Trixa


Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

Por ironisë së Donaldit, ajo zgjedh t’i kundërpërgjigjet me një postim në Instagram.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi ajo në një postim.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *