E humbur prej vitesh/ Historia E Dhim Bshme E Vajzës Nga Lushnja Që U Dashurua Me Mësuesin E Saj 35-Vjeçar


Suzana Shehu ishte ende një adoleshente, kur u largua nga shtëpia e saj. Historia e tr shtë e Suzanës nis në fillimin e viteve 1990.

Në atë kohë Suzana, e cila është nga Krutja e Lushnjes dashurohet me mësuesin e matematikës Aleksandër Vogli. Mësuesi i saj kishte shumë vite diferencë nga Suzana. Ajo ishte 15 vjeç kurse ai ishte 35 vjeç. Prindërit e vajzës tregojnë se ata e mësuan vonë se bija e tyre ishte në një lidhje me mësuesin e saj.

Madje Suzana Shehu shkoi pa dijeninë e dy prindërve të saj në shtëpinë e mësuesit të saj. Me të ajo jetoi afër për një vit.

Më pas Aleksandër Voglin e shkarkuan nga detyra. Nëna e saj gjatë harkut kohor të një viti e takoi vajzën e saj vetëm dy herë fshehurazi, sepse mentaliteti në atë kohë ishte shumë i ashpër.

Një të diel Suzana doli nga shtëpia e Aleksandrit në drejtim të pa ditur. Në atë kohë u tha se ajo ishte me bashkëfshatarët atë ditë në një dasmë të një kushëriri të Aleksandrit.

E që nga ajo ditë nuk dihet më asgjë për fatin e Suzanës. Ajo sot duhet të jetë 43 vjeç. Familjarët e Suzanës fajësojnë Aleksandrin për zhd kjen e të bijës.

Ata thonë se ai mund ta ketë traf kuar vajzën në shtetin grek. Ndërsa Aleksandri ndodhet në Amerikë prej 15 vitesh, ndërsa për fatin e Suzanës s’dihet më asgjë. Babai i saj u largua nga kjo jetë pa e mësuar se ku ishte vajza e tij dhe mbi të gjitha nëse ajo jeton ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *