Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë Sh.K, lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
I dyshuari Sh.K, u dorëzua në polici nga babai i tij gjatë të martës.
Në këtë seancë, e cila po mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake Avni Syla, pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit.
Ai bashkë me E.R, G.R, G.J dhe Xh.S dyshohen për dhunimin e të miturës, ku që të katërve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.