Bën video dhe i shet në internet, brenda 1 viti bleu shtëpi në Milano, makinë dhe bën pushime ëndrrash


A është e mundur të blesh një shtëpi në Milano me vetëm një vit punë? Me sa duket po, sipas fjalëve të yllit të rrjetit Only Fans, Naomi De Crescenzo. “Në një vit bleva një shtëpi në Milano”, pikërisht me këtë fjali modelja italo-amerikane, e njohur si një nga yjet më të kërkuar dhe më të vlerësuar në rrjet, jo vetëm që ka pranuar se me videot e saj fiton shifra, por ka ngjallur edhe disa pσlemika mbi temën aktuale të të ashtuquajturave “para të lehta”.

Gjatë paraqitjes së saj të ftuar në programin e Massimo Giletti, Non è l’Arena, në La7, ylli 27-vjeçar i platformës së njohur argëtuese në internet pranoi se duke bërë video ajo fitoi mjaft para në vetëm një vit.

Fillimisht bleu një makinë dhe më pas një shtëpi të tërë në Milano. Kjo deklaratë shkaktoi kaσs në studion ku ishin të pranishëm edhe Vladimir Luxuria dhe Mario Adinolfi si komentues, sidomos pas një komenti kontrovers të drejtuesit Giletti, i cili nuk u vlerësua veçanërisht nga Adinolfi.

“Më falni, nëse dikush blen një shtëpi në Milano brenda një viti, do të thotë se biznesi po ecën”, tha Giletti pasi zbuloi se sa fitojnë vajzat. Antinolfi, i cili akυzoi Gilettin se i jepte mesazhin e gabuar brezave të rinj.

“Ti nuk e kupton rrezίkun e këtij mesazhi Massimo, nuk e kupton? Çfarë do të thotë kjo? Çfarë duhet t’i them vajzës sime që është në universitet? se pasi të diplomohet do të fitojë 1500 euro në muaj. çfare t’i them?

“Shiko babin, harro studimet, vendose perpara nje webcam mirë e bukur dhe zgjidhe keshtu? A duam nje shoqëri te ketij lloji? Une nuk e dua. Pra mesazhi qe dua të kalosh nga këtu është se këto gjëra janë të pαliίgjshme dhe platforma duhet të mbyllet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *