Rasim Avdyli është bërë shumë i famshëm ditëve të fundit në Kosovë, për shkak të dashurisë së madhe që ai ka për të dashurën e tij nga Gjermania, e cila para dy dite është konvertuar në myslimane dhe është martuar me të shkruan Rrjeti.net.
Avdyli është shprehur shumë i lumtur për martesën e tij në Kosovë, ndërkohë që për të festuar ai dhe gruaja e tij, kanë dalur në sheshin e Mitrovicës.
Ndërkohë, në videot e fundit, Avdyli i është drejtuar me një mesazh ish të dashurës së tij, për të cilën ka thënë se ka hy në gjynah me të, ndërsa ky tani është i lumtur.
“Ah moj kudër” krejt këto sene veq sherri yt i kom bo, veq me ta kupë zemrën”, dëgjohet duke thënë Avdylu. /