Shtatzënë dhe një film me Donaldin? Bora i rrëfen të gjitha! (FOTO)


Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur. Disa kohë më parë u përfol se ata do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.

Kujt do t’ja merrte mendja se edhe në këtë projekt do të “ shfrytëzonin” historinë e tyre të bujshme. Po, është e vërtetë! Telenovela Bora-Donald, tani do të vijë edhe në formën e një seriali komedi.

Një fjalë për këtë e ka edhe Bora Zemani. Bora Zemani ka zhvilluar një bisedë të rrallë me ndjekësit e saj, ku iu është përgjigjur pyetjeve të fansave.

Sa i përket asaj që përlfitet prej kohësh se Bora dhe Donaldi do të bëjnë një film, moderatorja nuk e pohoi as nuk e mohoi, por pyeti ndjekësit e saj për këtë ide.

Gjithashtu moderatorja sqaroi një herë e mirë zërat se është shtatzënë. Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës. Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale. Që nga ai moment nuk kanë munguar shfaqjet dhe fotot e tyre bashkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *