Morën jetën dhe groposën Eglantina Bucin, Gjykata E Apelit Merr Vendimin E Rëndë Për Babë E Bir Ata…


Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite bu,rg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci. Ata akuzohen për vr,sjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.

Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekz,ekutua me ar,mmë zja,rri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.

Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vra,sjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa. Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *