Verën që lamë pas, rep artistët Loredana dhe Noizy publikuan këngën e tyre “Heart Attack”, e që prej atëherë fansat e dyshes nuk reshtën së spekuluari për një romancë mes tyre.
Dyshimet në publik vazhdojnë të qëndrojnë dhe ajo u pa edhe së fundmi kur një nga ndjekësit e Loredanës në Instagram, e pyeti këngëtaren nëse ajo është bashkë me Noizyn. Ylli i hitit “Rockstar” e ka mohuar kategorikisht të jetë duke përjetuar ndonjë romancë me rep artistin e labelit, OTR.
“A e keni seriozisht? Noizy është një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush”, ka shkruar ajo në disa storie të publikuara. Edhe këtë vit është mbajtur ceremonia e ndarjeve të çmimeve të “MTV Europe Music Awards”. E artistja Loredana, ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane” dhe këtë për herë të tretë,
Pas fitores, këngëtaren e uruan shumë persona mirëpo urimi i Noizyt mori vëmendjen e mediave. ”Rrethoje veten me kampionë”, shkroi reperi sipër postimit.