“Dashuri në ajër”, martohen të panjohurit që u zunë për sedijen e avionit


Dy të panjohur që u dashuruan pas një zënke për sedijen e avionit janë martuar, shkruan “The Sun”. Adaya Cohen, 28 vjeç mendoi se Michael Hoffman, 31 vjeç kishte zënë sedijen e saj nga dritarja në një fluturim nga Londra për në Tel Aviv. Ajo i tha të lëvizte, por përfunduan duke biseduar.

Pas fluturimit, Michael e gjeti në rrjetet sociale dhe mes tyre lulëzoi një romancë. “Për çfarëdo arsyeje, thjesht ndihesha rehat duke iu hapur një të panjohuri, që nuk është diçka e zakonshme për mua, por ndieja një lidhje elektrike”, tha Michael.

Tashmë ata janë martuar në të njëjtin plazh në Izrael ku bënë takimin e tyre të parë dhe ku Michael i propozoi Adaya-s. Torta e tyre e martesës dukej si një avion në fluturim, me ta si pasagjerë ndërsa nusja kishte vendosur një spilë të veçantë në formën e mjetit fluturues.

“Ne u martuam 6 vite pas takimit tonë të parë dhe 2 ditë pas datës së fluturimit”, tha Adaya. Aktualisht, çifti po jeton në Tel Aviv ku Michael po bën doktoraturën në Gjenetikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *