Dhunimi i kenianes/ Karamuço tregon detajet e reja: U gjet e zhveshur, dyshime për sulm seksual


Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur në lidhje me dhunimin brutal të 22-vjeçares keniane në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 14 gusht dhe është proceduar mbi një muaj me vonesë, më 22 shtator.

Karamuço zbuloi se vajza është gjetur e zhveshur në vendngjarje, çka lë vend për dyshime se mund të kemi të bëjmë me sulm seksual.

Karamuço zbulon se vajza e cila punonte si coupier-e në një kazino, është deklaruar si punonjëse në muajin korrik dhe gjatë kthimit në banesë shoqërohej me makinë.

“Vazhdon të vishet me mister, flitet shumë pak nga ana e institucioneve, nuk jepen me transparencë të plotë të dhëna bazike dhe kjo krijon më shbumë dritë-hije mbi rolin e institucioneve në zbardhjen e ngjarjes. Ka të dhëna të fundit se kjo shtetase që dergjet në Spitalin Ushtarak dhe nuk i dihet fati, ka hyrë në Shqipëri në fund të muajit maj, në fillim të qershorit. Në mes të muajit korrik është deklaruar si punonjësve në një prej kompanive që merret me lojërat e fatit në zonën e liqenit. Ka pasur profesion si croupier-e, shpërndarje të letrave në këto tavolinat e më dha. Nuk ecte në rrugë, ambientimi në rrugët e Tiranës ka qenë i pamundur pasi kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur. Shoqërohej me makina sidmos gjatë turnit të tretë , të natë s, me punonjës të tjerë. Në 13 gusht duke u gdhirë 14-ta gjendet poshtë banesës së saj. Ai shoferi që përmend nëna, dyshohet se i përcillte në banesa. Është një person që mund të dyshohet, por janë hetimet që do ta vendosen. Ka informacione se viktima është gjetur në kushte të pamjes së jashtme të papërshtatshme që lë dyshime për seksual. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, regjistrimi i veprës penale është në 20 shtator. Procedimi për plagosje të rëndë me dashje është një muaj e gjashtë ditë më pas. Se çfarë ka ndodhur nuk e di? Procedimi është i datës 22 shtator. Nuk e di a ka faj Prokuroria apo Policia, duhet hetuar nga AMP. Të bëhet publike pse është vonuar referimi i veprës penale në Prokurori. Është dyshuar si sulm seksual dhe vdekjeprurës që në momentin kur ka vajtur në vendngjarje Policia e Shtetit.” deklaroi Karamuço në MCN.

Karamuço tha se ka shumë gjëra që nuk shkojnë sa i takon zbatimit të Kodit të Procedurës Penale. Ai shtoi se dyshohet për dy, tre, autorë, ndërsa vuri në dukje se duhet të hetohen edhe persona me detyra shtetërore.

“Kanë ngritur habi për mënyrën si është proceduar në raste të ngjashme se kush do ta mbulojë, kush do ta fshehë. Me aq sa ka dalë në sipërfaqe ka shumë gjëra që nuk shkojnë në zbatimin e Kodit të Procedurës Penale. Hetimet duhet të jenë edhe për gjetjen e autorit ose autorëve, sepse dyshohen se mund të jenë dy ose më tre autorë, por edhe ndaj personave me detyrë shtetërore. Institucionet ndërkombëtare janë shumë të ndjeshëm kur flitet për racizëm, të huaj, ksenofobi. Që të mos marrim ndonjë sanksion dhe kjo nëna të mos shkojë në një gjykatë ndërkombëtare, duhet t’i dalim të keqes shqiptare. Se di pse po mbahet akoma në Shqipëri, kur mund t’i jepet shansi të kurohet në një vend tjetër. Është një nga hetimet bazike është marrja në pyetje e personave që janë shoqëruar me të, marrja e kamerave. Çfarë motivi ka pasur autori? Kualifikimi ka qenë gabim, është vrasje në tentativë, jo plagosje me dashje. Ndonjëherë femra të pashme, të huaja, pa mbrojtje, bëhen viktima të sulmeve seksuale. I shohin si njerëz të dorës së dytë që mund t’i shfrytëzojnë lehtë seksualisht. Në këtë rast duhet pasur mirë kush e ka pasur këtë tendencë? Sepse ka gjurmë aty. Kjo mund të shihet nga aparati celular, komunikimet. Nuk e di përse Prokuroria është vonuar shumë për daljen e një akti përfundimtar!”. tha Karamuço.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *