Rudina Hajdari me të bijën në protestë
Qytetarët protestuan pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë, kundër përdh unimit të 11 vjeçares nga 5 djem dy ditë më parë në Prishtinë.
Ata u solidarizuan me famiiljen e të miturës dhe çdo vajze tjetër që bie pre e përdh unimit. Në tubim morën pjesë dhe personazhe të njohura si: Fifi, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja.
Ish-deputetja Rudina Hajdari gjithjashtu u pa në protestë, por kësaj radhe ajo shoqërohej nga e bija.
Vogëlushja mbante në duar një poster me një shkrim shumë domethënës: “Unë jam si Hëna, pronë e askujt”.