Kush është shqiptari që ka vënë bast gruan pë Kupën e Botës?


Shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke ka publikuar së fundmi një libër, ku ka përmbledhur disa histori të çuditshme dhe të pazakonta që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite.

Në prag të nisjes së Kupës së Botës Katar 2022 ai ka nxjerrë librin me titull “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, i botuar në 20 gjuhë.

Mes këtyre historive tepër interesantë është protagonist edhe një shqiptar. Në vitin e largët 1994, shkruan ai “një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.

Wernicke e shikon mbulimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”, tha ai në një intervistë për Reuters, pasi “edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin”.

“Një burrë u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010. Ndërkohë një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo” janë disa nga historitë që përshkruhen në libër.

 

 

Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

“Ka shumë gjëra interesante, duke filluar me të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut,” tha Wernicke.

Kapitulli tjetër i Wernicke mund të frymëzohet nga lajmet e së premtes: Organizmi qeverisës botëror i futbollit FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *