Italiani bëhet synet në moshën 27 vjeçare: “Po pi kova me ujë sepse nuk më lënë të shkoj të urinoj”


Ai është influencer dhe e ka emrin Tommaso Zorzi, 27 vjeç. Këto ditë iu nënshtrua një οperαcioni delikat për tu bërë synet.

Lajmin për 2 milion ndjekësit e tij, e ka bërë të ditur vetë Zorzi përmes rrjeteve sociale duke shpërndarë foto dhe statuse.Νdërhyrja u krye me anestezi lokale, dhe jo total siç kishte thënë influenceri më parë, shkruan Tg Com.

“Ishte një operacion më i komplikuar se sa pritej, e kisha shtyrë prej vitesh dhe po ta kisha bërë dhjetë vjet më parë do të ishte më e lehtë.

Urologu më tha se gjithçka do të kthehet si dikur ”, tha Zorzi në një rrëfim pas operacionit. “Po pi kova me ujë sepse nuk më lënë të shkoj derisa të urinoj. Megjithatë, duhet të largohem nga spitali gjatë ditës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *