Vrau veten pasi qëlloi bashkëshorten, zbulohet emri i shqiptarit që shkaktoi tragjedi në Itali (FOTO)


Lamia Elamri, me origjinë marokene që u qëllua me armë zjarri pas tërbimit vrastar të bashkëshortit të saj me origjinë shqiptare nuk ka ndërruar jetë siç ishte raportuar fillimisht, dhe tashmë gjendet në reanimacion jashtë rrezikut.

E reja u qëllua me pistoletë në gjoks dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë në Poliklinikën e Barit. Bashkëshorti i saj, shtetasi shqiptar Oltjon Sallaku e qëlloi dhe pasi kujtoi se i kishte marrë jetën qëlloi edhe veten me pistoletë në kokë.

Sipas mediave lokale në Cassano delle Murge, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Martin Luther King” dhe Sallaku ka përdorur armën pas sherrit me bashkëshorten.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël 2-vjeçare e çifti ndodhej me gjyshen nga nëna.

Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe të gjithë e kanë përshkruar si një djalë i mirë, por hije dyshimi e shoqërojnë ngjarjen dhe pyetja që shtrojnë hetuesit është se pse ai mbante armë në shtëpi.

Një mik i shqiptarit ka treguar se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe Oltjoni dukej i qetë, madje ka bërë shaka me të.

Por, çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje, ndaj puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *