Zënka në рroteѕtën për të miturën, Fifi aсarohet me folëѕen: E kam organzuar unë! Aktiviѕtja: Nuk po ndaj pronat (DEBATI)


Qytetarët protestuan pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë, kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem dy ditë më parë në Prishtinë. Kjo protestë u organizua nga këngëtarja e njohur Fifi, e cila u përplas gjatë kësaj proteste me një aktiviste të shoqërisë civile.

Ajo po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain, por Fifi ka ndërhyrë, duke thënë se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë.

Debati mes Fifit dhe aktivistes: Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu. Aktivistja: S’po ndaj pronat. Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla. Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dal motra ime, vëllau jem, mbesa ime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *