Lajm FANTASTIK / Sigurohen paratë për shërimin e voglushit


Janë siguruar paratë e nevojshme për trajtimin mjekësor të Mael Alushit. Kjo u bë e ditur nga një letër emocionuese nga babai i voglushit, Berat Alushi. Letra e plotë:

#FALENDERIM
Të dashur familjarë, miqë dhe i gjithë POPULLI ZEMERGJËRË SHQIPTAR.

Në emrin tim dhe familjes time dua të ju falënderoj secilit prej jush veç e veç që pa u bërë 72orë ju përgjigjët thirrjës për djalin tim MAELIN.

Ishte vendim aq e vështirë të ju ngushtoja, por më e vështirë është shikimi në sytë e MAELIT që kërkon shpëtim, e shpëtimi qoftë në dorën e Zotit, ndersa ju që me kontributin tuaj po ia mundësoni MAELIT trajtimin jashtë vendit.

Duke mos patur mundësi të i citoj të gjithë, por do doja të i falënderoja estradën e muzikës, atkorë e artistë, biznese vendase e jashtë vendit dhe ne veçanti të nderuarin
Halil Kastratin – Sh.b. Jetimat e Ballkanit, Edita Dolin – Radar.

Me këtë rast dua të ua komfirmoj që mjetet janë mbledhur, do të ju mbajë të informuar mbi përparimin e gjendjes së MAELIT.

Faleminderit,
Gjithmonë në GËZIME!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *