Nami ne Top Channel, pasi Fifi i sulmoi, jepet urdheri i forte dhe i bejne hakmarrjen qe nuk duhej kurre ne bote


Marrëdhënia mes Fifit (Filloreta Raçit) dhe “Top Media” është e t nsionuar dhe kjo po konfirmohet çdo ditë e më shumë. Duket se gjithçka nisi me promon e “BBV2”, ku ishte përfshirë edhe fragmenti ku Fifit i bie të fikët. Pas kësaj këngëtarja reagoi ashpër në rrjetet sociale dhe promoja u fshi, por me sa duket hatërmbetja vazhdon.

Ndryshe nga herët e tjera, ku këngët e Fifit kryesonin në klasifikimet e “Top Awards”, emri i saj nuk figuron më në asnjë klasifikim. Vlen të përmendet këtu se këngëtarja ka publikuar projekte të reja së fundmi, që janë pritur mjaft mirë nga fansat.

Kujtojmë se edhe Beatrix Ramosaj tregoi më herët se kënga e saj “Më Ndikon”, nuk luhet më në “Top Media.”

Nga ana tjetër, gjatë këngës së publikuar pas promos, Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.

“Spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë Fifi.

Fifi ka bërë një reagim shumë të gjatë pak kohë më parë në rrjetin social Instagram, ku ka shp rthyer keq ndaj Top Channel, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.

Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”.

Pas kësaj, “Top Channel” ka vendosur që të fshijë promon nga Instagram-i. Videoja nuk gjendet asgjëkundi në rrjetet sociale.

Por si e priti Fifi promon? “Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *