Moderatori provokon rëndë Shehlerët: A i shkymni dritat kur luteni? Nxehen keq Shehlerët. Ja çfarë ndodh!


Këtë javë, emisioni Kojshia Show iu kushtua tarikateve të fesë islame në Kosovë, ku mysafirë ishin, Shejh Dukagjin Shehu nga Tarikati Halveti, Sheh Bedri Osmanollaj nga Tarikati Kadiri dhe Shejh Kujtim Popaj që është agjent i 12 Tarikateve, shkruan Korrespodenti.

Në këtë emision, të ftuarit në studio sqaruan për publikun shumë keqkuptime dhe histori të sajuara, të cilat ishin shpërndarë ndër shqiptarët sa i përket praktikave fetare të tarikateve në Kosovë.

Moderatori i emisionit, nuk la pa pyetur të pranishmit për një nga gjërat që shumë njerëz besonin se ndodh me të vërtetë në mesin e besimtarëve të tarikateve. Bëhet fjalë se gjoja, ekziston një natë feste, kur besimtarët e tarikateve gjatë lutjeve i fikun dritat dhe pastaj kryejnë marrëdhënie gjatë lutjeve.

Kjo histori e sajuar i shqetësoi tej mase shehlerët, të cilat thanë se kjo, jo vetëm që është gënjeshtër, por është edhe një propagandë shumë e rrezikshme që është përhapur kudër tyre. Ata besojnë se kjo gënjeshtër iu është mveshur atyre nga komunistët.

Ndiqeni minutën e 39 të emisionit për ta dëgjuar demontimin e tyre për këtë histori të sajuar që iu është mveshur atyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *