Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka konfirmuar sot në emisionin “E Diell” në Top Channel, romancën e re të dashurisë. Ai në studio ishte i ftuar së bashku me partneren, Albulena Ukaj.
Kur Ervin Kurti i tha se po konfirmon lidhjen, Mevlani u shpreh: “Më në fund se të kishte zënë meraku”. Nga ana tjetër, Albulena tregoi se ka qenë vetë këngëtari që i ka shkruar në “Instagram” për një bashkëpunim.
Këtu ndërhyri Mevlani, i cili u shpreh se ka ndodhur paksa ndryshe, pasi ai kishte postuar në “Instastory” këngën e re të Albulenës dhe kjo e fundit i kishte bërë ‘like’. E rëndë: Vdes i riu nga Isniqi i Deçanit, iu rrokullis kamioni në Bjeshkë
“Nuk është kështu, po thotë anën e mirë të vet. Po udhëtoja për në Kosovë. Kishte bërë këngën e re dhe e hedh në “Instastory”, ajo i ka bërë like”, tregon ai. E rëndë: Vdes i riu nga Isniqi i Deçanit, iu rrokullis kamioni në Bjeshkë