Një burrë në Turqi habiti ekipet mjekësore kur koka e tij filloi të fryhej në një shkallë shqetësuese. Gjithça ndodhi pasi ai u nis për të bërë plazh në qytetin e Zonguldak më 23 gusht.
Në ditën e tretë të pushimeve, Caner Arik, 33 vjeç vuri re ënjtjen, shtrembërimin e tipareve të fytyrës së tij dhe nxitoi për të kërkuar kujdes mjekësor.
Lëkura e tij e kokës vuante nga një gjendje jashtëzakonisht e rrallë e quajtur edema e nxehtësisë, sipas mjekëve në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit Shëndetësor Universitar Zonguldak Bülent Ecevit, raporton NYP.
“Nuk kemi hasur kurrë më parë një rast të tillë, është paksa e pazakontë”, tha specialisti i Mjekësisë Urgjente Dr. Abdullah Cuneyt Hocagil. “Pasi përjashtuam shkaqet e edemës së lokalizuar në trup, vendosëm që ënjtja në ballin e pacientit të ishte një ‘edemë nxehtësie’ kemi filluar trajtimin e pacientit për këtë.”
Në rastet standarde, edemat e nxehtësisë zakonisht vijnë nga grumbullimi i lëngjeve në duar dhe këmbë me anë të gravitetit në rënie.Ato shkaktohen nga enët e gjakut të zgjeruara të shkaktuara nga temperaturat e larta, sipas Universitetit të Miçiganit.