Iu këput ëndërra në mes, 13-vjeçari që humbi jetën me babain, dëshironte të bëhej futbollist. Dedikimet prekëse të shoqatave sportive


Jason Rushaj, 13 vjeç, që humbi jetën me babain e tij Pjetër Rushaj 50 vjeç, kishte një ëndërr: Ai dëshironte të bëhej futbollist. Djaloshi ishte angazhuar me grupet e moshave dhe kjo dëshmohet nga fotot dhe nga veprimtaritë sportive.

Shoqata sportivesi “Shkodra 2006”, ‘Akademia e Futbollit FC Djelmnia Shkodrane 2017’ dhe mjaft emra të tjerë, kanë shpërndarë dedikime prekëse për djalin e talentuar.

🕊 Qyteti jone ka humbur mbrëmjen e djeshme Babë e Birë në rrjellen e Prronit të thatë. 🕊Miqt e të gjithë atyre që i kanë njohur ! 🕊Djali Jason Rushaj i familjes sonë së Futbollit u bëre engjëll se kështu e deshti zoti ku bashke me Baben tend shkuat shum shpejt në qiell !

Kjo është jeta, dhe ne nuk kemi në dorë asgjë, edhe pse luftojmë aq fort për të qenë mbi dhe, pjesë e një cikli sa të bukur, aq edhe absurd. Sa shkrime kemi bëre per ty për arritjet e fitoret që patme me ekipin ton e trofet e merituara,me pritjet e tuja në porte e dëshira jote për tu përmirësu ç’do ditë e më shume…

me të qeshuren tënde që te karakterizote si fëmijë i lumtur , e sot të bej këte shkrim për ty 🕊🙏 Sa dhimje na dha ikja jote sot 😔 U prefsh ne paqe me baben tend o engjell🙏🏼 ! Pushofsh në paqe Jason e Petrit Rushaj🙏 😢 Akademia jonë i përcjell ngushëllime të sinqerta Familjes 🙏 !


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *