Beatrix Ramosaj pranon të flasë/ Nga lidhja me Donaldin deri tek reagimet pas Big Brother Vip


Beatrix Ramosaj do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë. Është përfolur shpesh pse Trixa nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme që na ka shoqëruar përgjatë gjithë vitit, por mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

Po, është e vërtetë, burime për “Prive” kanë bërë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

E ftuara e parë sigurisht që do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshKohë më parë Bora Zemani ishte e ftuar në programin e Donald Veshajt “Më lër të Flas” dhe shuan disa pikëpyetje në lidhje me historinë që përfshiu gjithë shqiptarët. Ndërsa, Beatrix nga ana tjetër ka qëndruar më e distancuar nga daljet publike dhe tashmë kuptohet arsyeja pse. tjen mbi jetën e saj personale, kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista.

Rikujtojmë që trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, ka qenë kryefjala e lajmeve vitin e fundit. Ndonëse tani ky trekëndësh është zhbërë dhe moderatorja dhe aktori duken të lumtur me njëri-tjetrin, Trixa e “lënë jashtë” në këtë histori nuk i ka kursyer herë pas here thumbat për ish të dashurin e saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *