Prezantuesja e sportit Cindy Marina është shprehur se sonte në Dance Albania po përjeton emocione të veçanta pasi në publik ndodhet partneri i saj Genari i cili po ndjek performancën e saj.
“Po, është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin.
Por mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mire”, tha ajo.
Ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe batuta e aktorit e Ermal Mamaqit. Ndryshe nga partneri suportiv i Cindy-t, Mamaqi thotë se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.
“Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke? I them Dionit”, është shprehur Mamaqi.