Nuk eshtë Luana! Zbulohen dy Prezantueset E Këngës Magjike Krah Arditit


Kur Ardit Gjebra postoi një foto me Luana Vjollcën, të gjithëve na shkoi mendja që moderatorja mund të ishte prezantuesja e sivjetshme e Këngës Magjike, por jo. Në fakt nuk është Luana dhe nuk është vetëm një, por dy vajza që do jenë krah Gjebreas.

Netët finale të Këngës Magjike do të prezantohen nga Ardi Gjebrea, Eva Murati dhe aktorja Olta Beqiraj. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit të këngës, ku shkruhet:

“EKSKLUZIVE: Zbulohen dy bashkëprezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”. Ardit Gjebrea, Eva Murati dhe Olta Beqiri do të jenë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia!” Olta ka marrë edhe urimin e parë nga Dalina Buzi, teksa dyshja ka bashkëpunuar për serialin “SNOB” që u shfaq para disa kohësh në Top Channel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *