VIDEO/ Aeroplanit i fiket motori në ajër dhe Bie Mbi Banesa, Humbin Jetën 8 Persona


Një aeroplan i vogël është rrezuar mbi një zonë të banuar në Medellin të Kolumbisë. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i këtij qyteti. Sipas medieve kolumbiane bëhet fjalë për një aeroplan të vogël me 6 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Avioni u përplas me një shtëpi në lagjen Belen Rosales të Medellinit, jo shumë larg nga Aeroporti Olaya Herrera. Menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal Olaya Herrera në drejtim të Pizarro (reparti Choco), aeroplani sinjalizoi një emergjencë në kullën e kontrollit për shkak të një problemi të rëndë në motor.

Përpjekja e pilotit për t’u kthyer në aeroport dështoi dhe avioni u përplas në një ndërtesë, duke dëmtuar të paktën shtatë apartamente dhe duke marrë flakë. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit mësohet se kanë humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *