Rita Ora shkon në picerinë e shqiptarëve në Londër, i ‘mburr’ në shqip: Më të mirët!


Këngëtarja e famshme, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën se është me origjinë shqiptare. Që kur nisi karrierën, ajo ka bërë krenare shqiptarët me artin, muzikën dhe sukseset e panumërta në tregun ndërkombëtarë.

Së fundmi, teksa ndodhet në Londër, Ora ka ndaluar në një piceri ku siç duket punonjësit dhe pronari janë me origjinë shqiptare. E rrethuar nga fansat dhe kamerat, ajo përshëndet me picierët ndërsa dëgjohet të flasë shqip se “Shqiptarët përgatisin më së miri”. Rita Ora ishte para pak kohësh në Shqipëri, ku performoi në një koncert që ndezi kryeqytetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *