“Dal vetëm me burra që mund të shpenzojnë të paktën 100,000 dollarë në takimin e parë”


Kur flasim për një takim të parë, zakonisht mendojmë për një takim në mbrëmje, ndoshta një aperitiv, një darkë ose një pije të pirë në një mjedis të bukur. Një mënyrë e thjeshtë, ndonjëherë, për të njohur personin tjetër.

Një gjë me të cilën protagonistja e kësaj historie duket se nuk pajtohet se nuk del me “asnjë” mashkull, por i përzgjedh mirë sepse që në herën e parë kërkon “qiqra në hell”.

Ajo është Amy, një grua e re 26-vjeçare, e cila nuk del me një burrë nëse nuk është i gatshëm të shpenzojë shumë para për ta marrë atë në një takim të parë. Pse? Për një arsye të thjeshtë: ajo e do luksin.

Gruaja, e cila punon si influencuese e udhëtimeve, tha në një intervistë: “I dua gjërat në modë. Më pëlqen të udhëtoj dhe të jem në kontakt me njerëz që mendojnë si unë. Mënyra ime e jetesës ofron vetëm gjëra pozitive dhe, që e gjithë kjo të ndodhë edhe me një mashkull, ai nuk duhet të jetë një person ‘i zakonshëm’, por duhet të më habisë me përvoja të jashtëzakonshme”.

Ide shumë të qarta për të cilat është krίtίkuar, por ajo gjithmonë është përgjigjur njëlloj duke u shprehur se jeta është e saj dhe nuk ka ndërmend ta jetojë ndryshe. Kjo është arsyeja pse ajo nuk lodhet kurrë duke kërkuar nëpër aplikacione takimesh për burra me mendje të njëjtë, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë mbrëmje unike dhe të paharrueshme.

Amy është plotësisht e pavarur, ajo ka punën e saj, të ardhurat e saj dhe nuk ka nevojë të gjejë dikë që të kujdeset për të nga pikëpamja ekonomike.”Kur më kontaktojnë në aplikacione – tha ajo – para së gjithash sigurohem që fotot e personit të jenë reale, si dhe interesat dhe stili i jetës së tij. Pasi të sigurohem se jemi në të njëjtën gjatësi vale, unë dërgoj të dhënat nga pasaporta ime për të rezervuar fluturimin dhe hotelin, absolutisht luksoz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *