Japonia ka fituar 2-1 ndaj Gjermanisë, sfidë e vlefshme për kampionatin Botëror të Katarit. Gundogan i kaloi pancerat në avantazh në pjesën e parë, ndërsa më pas në të dytën erdhi përmbysja e madhe nga japonezët.
Pas ndeshjes, ajo që ra në sy ishte gjesti i tifozëve japonezë. Ashtu siç bënë në Botërorin e Rusisë, edhe kësaj here ata nuk u larguan nga stadiumi pa pastruar çdo mbeturinë të mundshme në të.
Padyshim një leksion disipline dhe qytetaria nga tifozët e Japonisë.