“Shyqyr gjete nuse se mua me…”/ Efi befason per lidhjen e Mevlanit me Albulenën, ja reagimi i saj (FOTO)


Një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të kaluar të “Për’puthen”, ishte edhe Efi. Ajo pati disa takime me Mevlanin por nuk rezultuan suksesshëm..

Ky i fundit sapo ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren Albulena Ukaj dhe Efi ka një koment për këtë.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

“Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha Efi kur u pyt nga Manushi se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të tij.

Ish -konkurrenti i Përputhen Mevlan Shabaj konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren kosovare Albulena Ukaj.

Dyshja rrëfyen historinë e tyre të dashurisë duke nisur nga njohja. Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re.

Albulena tregon se pas kësaj ata filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim. “Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *