Edhe pse nuk kanë konfirmuar se janë së bashku, të gjitha detajet tregojnë se modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani dhe futbollisti e analisti sportiv, Blerti Hajdari janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin. E tashmë duket se ata kanë konfirmuar gjithçka në heshtje dhe nuk mund të mohojnë më gjithçka.
Nëse nuk e dini, Blerti Hajdari është vëllai i themeluesit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, teksa është edhe analist në emisionin “Procesi Sportiv”, që duket të jetë edhe “shkesi” i çiftit, pasi Beniada është moderatore në këtë emision. E duket se çifti janë njohur pikërisht këtu.
E tashmë, çifti Beniada – Blerti nuk fshihen më. Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar një foto të partnerit të saj, ku shihet duke e ndjekur nga televizori. Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar foton e Blertit nga emisioni “Procesi Sportiv”, duke i bërë tag edhe partnerit të saj.
Kjo foto është ripostuar më pas edhe nga Blerti Hajdari, duke konfirmuar kështu çdo lajm në rrjet. Kujtojmë që Beniada ishte e ftuar edhe në dasmën e vëllait të Blertit, Arbër Hajdari pak muaj më parë.