Javë më parë iu njoftuam mbi lidhjen e re të dashurisë së Beartit. Duket se kjo romancë po shkon si më së miri, në formën që po zhvillohet – krejt larg syrit të publikut.
Teksa vajza që i ka marrë zemrën vazhdon të mbetet misterioze, copëza nga momente në çift, Bearti po ndanë vetë në rrjete sociale. Ai ka postuar krah saj, sigurisht duke u përkujdesur që të mos ia shfaqë fytyrën.
Fotot janë shkrepur në ditëlindjen e Beartit pak ditë më parë të cilën çifti i ri kanë vendosur ta kalojnë krah njëri-tjetrit në një villë në zonën malore të bjeshkëve të Sharrit. “Ditëlindja dhe princesha ime”, shkruan ai sipër fotografive.