33 vjecari shqiptar gëlltit telefonin, mjekët cmenden kur shikojne cfare ndodhi kur ia nxorren


Flet doktori që ia nxori nga barku telefonin 33-vjeçarit: Bateria ishte me e rr zikshmja sepse mund të shp rthente

Një ndërhyrje e pazakontë është realizuar ditën e djeshme në Kosovë. Një 33-vjeçari i është hequr nga barku telefoni, pasi katër ditë më parë e kishte g lltitur atë. Për rastin njoftoi i pari doktor Skender Telaku, ndërsa në opinion mori vëmendje të madhe. Sesi ka shkuar kjo ndërhyrje dhe a është e rr zikshme gëlltitja e telefonit, doktor Teleku ka dhënë detaje për Expres.

Doktor Telaku tha se fillimisht nga barku i 33-vjeçarit u nxorën kapakët e telefonit e më pas bateria, kjo e fundit konsiderohet më e rr zikshmja.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte g lltit një trup të huaj, u desht të bëhet gastroskopia me urgjencë, kur hynëm në lukth e pam që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Një pjesë ishte kapaku i përparshëm dhe i pasmi i plastikës, plus bateria brenda.

Hyjmë me pajiset që i kemi këtu, njëherë e nxorëm një pjesë, mandej pjesën tjetër, në fund e nxorëm edhe baterinë, nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rr zikshmja sepse ajo pjesë ishte ajur dhe mund të shp rthejë. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund t’i shp rthejë z rrët”, tha Teleku. Ai tha se për nxjerrjen e telefonit është punuar rreth dy orë.

“Ky nuk është operacion, është rrugë endoskopike, nga goja e kemi nxjerrë, sikur të mos kishim sukses do të duhej me pre barkun dhe me nxjerrë nga barku. Jemi mundu dy orë dhe u nxorr”.

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Të premten e ka përbi deri të hënën i ka qëndru. Pacienti mirë është, e nxorrëm, nuk është lehtë me punu në dy orë, por shp rthim nuk pati”, tha më tej mjeku.

Ai shtoi se ka raste të ndryshme kur përpihen trupa të huaj si protezat e dh mbëve etj. “Diku ndodhin spontanisht, e diku me qëllim”, përfundoi ai. Pamje të telefonit që qëndroi katër ditë në stomakun e pacientit ka publikuar doktor Skender Telaku.

“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, ka shkruar ai. Ndërhyrja është kryer në Klinikën e Gastroentetologjisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *