Nodhë çudia në Kosovë: Përjashtohet nga shkolla, mësuesja me shami


Mësueses Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës tashmë i është shqiptuar vendimi për moslejimin e ushtrimit të profesionit të saj si mësuese pranë shkollës Flamuri i Arbërit për shkak të SHAMISË.

Këtë vendim e ka lëshuar Drejtori i kësaj shkolle Liman Bytyçi në të cilën thuhet: “Në mbledhjen e Keshillit Drejtues të Shkollës të mbajtur më 26.08.2022 bordi
Vendosi:

Që duke u mbështetur në UA.nr.03 |2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimishtë vendosi, që,nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z.Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniforme fetare.
Reshtan:29.08.2022

Kryetari i KDSH/së: Shpejtim Bytygi Drejtori: Liman Bytyçi”

Ku janë organizatat e grave që dje brohoritnin për mbrojtjen e grave?!!! Edhe mësuesja Remzije është një femër e këtij vendi, mbroja të drejtën e saj të mohuar!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *